Paguaj në dorëzim
Detaje mbi produktin
Froika – Tinted Cream SPF 50
Froika SunCare Tinted Cream SPF 50+ është pasuruar me ngjyre, për te ofruar nje mbulim dhe njetrajtesim te ngjyres se lekures, duke zëvendësuar përdorimin e make-up-it. Ofron fotombrojtje më të lartë për përdorim të përditshëm në kushte ekstreme të diellit (sportet malore, detare) gjatë gjithë vitit dhe në veçanti zonat e ndjeshme si hunda, veshët.
Është i përshtatshëm për lëkurën hiper-reaktive ndaj diellit
Vetite e produktit:
Fotombrojtje e barabartë në UVA/UVB
Mbrojtje nga efektet e dëmshme të rrezatimit të diellit të menjëhershëm (djegie nga dielli) ose afatgjatë (fotoplakje - rreziku i kancerit të lëkurës).
Rrit mekanizmat natyrorë të mbrojtjes së qelizave kundër rrezatimit diellor UV dhe lufton plakjen e parakohshme.
Teksturë e shkëlqyer kozmetike që përthithet menjëherë, pa efekt yndyre, pa gjurmë të bardha.
Ofron hidratim të thellë me kohëzgjatje të gjatë
Fotostabile, rezistente ndaj djersës së ujit
I pershtatshem per te rritur dhe femije
Perdorimi: Aplikoni SunCare SPF 50+ në mënyrë uniforme në fytyrë ose trup, mundësisht 15-20 minuta para ekspozimit në diell. Riaplikoni pas 2 orësh ekspozim të vazhdueshëm.
Aplikimi i përsëritur është i nevojshëm para dhe pas notit, fërkimit dhe sportit.