CATEGORIES See All >

RoyalRed Omega-3 Krill Oil 1000 mg

WEBBER NATURALS (0 customer reviews)
Sold by: Inhouse product
Price:
3,295.00Lekë /30 Softgels

Sasia::
Quantity:
(19 available)

Total Price:


Return Policy:
Returns accepted if product not as described, buyer pays return shipping fee; or keep the product & agree refund with seller. View details
Payment:

Paguaj në dorëzim


Share:
Sold By
Inhouse product
(16 customer reviews)

Detaje mbi produktin

WEBBER NATURALS - RoyalRed Omega-3 Krill Oil 1000 mg

RoyalRed Krill Oil është një burim i pasur me Omega-3 i cili përthithet me lehtësi dhe ndihmon për të pasur mirëfunskionim të shëndetit konjitiv dhe atij vaskular. Yndyrnat e shëndetshme të vajit të krill të pasura me lidhjet fosfolipidike EPA dhe DHA përthithen shpejt dhe inkorporohen në membranat qelizore.

Vaji i krillit përmban gjithashtu antioksidantin astaxanthin dhe ofron mbështetje për formimin e lipideve të shëndetshme në gjak. Vaji i krillit antarktik 100% i pastër përmban omega-3 të lidhura me fosfolipid për thithjen më të efektshme dhe biodisponibilitetin e acidi eikosapentaenoik EPA dhe acidi dokosahexaenoic DHA.

Vaji i krillit ka treguar se zotëron të njëjtat veti si vaji i peshkut por në dozë më të ulët. Përdoret nën udhëzimet e Komisionit për Ruajtjen e Burime e të Jetës Detare të Antarktikut (CCAMLR). Produkti nuk mban aromë peshku dhe gëlltitet me lehtësi duke qenë se pilulat janë në madhësi të vogël.

Ndryshe nga omega-3 e gjendur tek vaji i peshkut, EPA dhe DHA tek vaji i krillit janë të lidhura me fosfolipde që rrisin ndjeshëm përthithjen e tyre në zorrë dhe transportimin e tyre në tru, inde dhe membrana qelizore. Kjo do të thotë se vaji i krillit mund të sigurojë mbështetje qelizore shumë efikase dhe përfitime të mëdha shëndetësore në një dozë më të ulët se vaji i peshkut.

Vaji i krillit 100% i pastër është i pasur me astaxathin, një antioksidant i cili ndihmon në mbrojtjen kundët radikaleve të lira dhe oksidimit të EPA dhe DHA, gjithashtu ndihmon në mirëqenien e shëndetit të syve. Astaxanthin dhe DHA gjithashtu mund të ndihmojnë në mirëqenien e shëndetit konjitiv gjatë gjithë jetës.

Për të pëftuar RoyalRed Krill Oil faza e ekstraktimit është projektuar në mënyrë të tillë për të ruajtur Omega 3 natyrale dhe antioksidantët që gjenden në vajin e krillit. Programi Omega Ndërkombëtar i Certifikuar (IVO) garanton vaj detar të pastër, të fuqishëm dhe të qëndrueshëm.

Përdorimi

Ky produkt është burimi i acideve yndyrore omega-3, EPA dhe DHA, për mirëqenien e shëndetit .

Ndihmon në mirëqenien e shëndetin konjitiv dhe mirëfunksionimin e trurit. Ndihmon në ruajtjen / mbështetjen e shëndetit kardiovaskular.

Ndihmon në zvogëlimin e numrit të triglicerideve në serum / triacilgliceroleve në lidhje me terapinë konvencionale të statinës.


Përbërësit

Përbërësit kryesorë: Cdo pilulë përmban: Vaji Krilli (vaji i trupit nga Euphausia superba) 1000 mg Acidet yndyrore totale Omega-3 240 mg Acidi Eikosapentaenoik (EPA) 120 mg Acidi Docosahexaenoic (DHA) 60 mg Astaxanthin i Esterifikuar 300 mcg Fosfolipidet 400 mg.

Përbërësit jo mjekësorë Kapsulë softgel (xhelatinë, glicerinë, ujë të pastruar, vanilinë etilik).



There have been no reviews for this product yet.

Related products